Skënderbeu mbush xhepat nga pjesmarrja në Europa League, zbuloni sa fituan në total korçarët
Pëlqej
Skënderbeu nuk kishte vetëm bërjen e histporis motivim për të laujtur mirë në fazën e grupeve. Nënkampionët e Shqipërisë kanë arkëtuar fillimisht 2.6 milionë euro nga pjesëmarrja në fazën e grupeve.

Kalimi i fazës së parë i ka shpërblyer korçarët me 215 000 euro, ndërkohë që kualifikimi në turin e dytë i ka dhënë Skënderbeut 225 000 euro të tjera. 235 000 euro i janë shtuar klubit shqiptar për kualifikimin në turin e tretë dhe 245 000 euro të tjera u janë bashkangjitur të ardhurave nga kualifikimi në fazën “Play off”.

Rezultatet pozitive të arritura në fazën e grupeve janë shpërblyer. Korçarët morën një fitore dhe dy barazime. Një rezultat i barabartë vlen 120 mijë euro dhe me dy të tilla që ka arritur, Skënderbeu ka përfituar 240 mijë euro.

Duke iu shtuar këtyre edhe 360 mijë euro që vlen fitorja përballë Dinamos së Kievit, shuma totale e shpërblimeve për rezultatet pozitive në fazën e grupeve shkon në 600 mijë euro. Në total, përfitimet arrijnë shifrën e 4 milionë e 120 mijë eurove. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2017, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori