Skënderbeu nxjerr njoftimin e rëndësishëm për ndeshjen kundër Partizanin të Beogradit
Pëlqej
Të enjten, 19 tetor, ora 21:05, Skënderbeu do të presë në stadiumin “Elbasan Arena”, Partizanin e Beogradit. Takimi është i vlefshëm për fazën e grupeve të “Europa League”. “Ujqërit” janë në kërkim të fitores për të mbajtur hapur shanset për t’u kualifikuar më tej. Klubi korçar iu bën thirrje tifozëve për mbështetje maksimale në këtë takim mjaft delikat: “Bashkë më të fortë, të bashkuar për të vijuar ëndrrën europiane”. Çmimet e biletave për këtë ballafaqim europian do të jenë si më poshtë: Tribuna G dhe C – 500 lekë; Tribuna E, D dhe F – 700 lekë; Tribuna A1, A2, A3, A4 – 2000 lekë; Tribuna B1, B2, B4, B5 – 2000 lekë; Tribuna B3 – 3000 lekë; Tribuna VIP – 6000 lekë.


PIKAT E SHITJES – Biletat po shiten prej ditës së mërkurë, 4 tetor, tek pika e shitjes përballë me kinemanë e qytetit në Korçë. Ndërsa në Tiranë ka nisur shitja ditën e mërkurë, 11 tetor, tek stadiumi “Selman Stermasi”. Në ditët në vijim do të ketë njoftim edhe për pikën e shitjes dhe oraret në qytetin e Elbasanit.

ORGANIZIMI – Për këtë transfertë klubi ka vendosur sërish transport falas për tifozët që dëshirojnë të ndjekin ekipin në “Elbasan Arena”. Detajet e udhëtimit do të publikohen në vijim. Biletat për takimin e radhës, për shkak të rëndësisë së veçantë, do të jenë të personalizuara dhe hyrja në stadium do të bëhet ne kartë identiteti, raorton TeleSport. Tribunat D, E dhe F do të shiten vetëm në qytetin e Korçës. Klubi prej javësh, në bashkëpunim me UEFA-n, policinë e shtetit dhe “security” është duke marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij takimi.
Shtuar më 12/10/2017, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori