Skëndërbeu zyrtarisht do të përballet me Dinamon e Kievit pa Bakari Nimaga
Pëlqej
Skënderbeu do të luajë pa një prej yjeve të skuadrës, në ndeshjen e parë të grupeve të Europa League, në fushën e Dinamos së Kievit. Bakari Nimaga do të jetë mungesa e vetme e korçarëve për sfidën e kësaj të enjteje në stadiumin “Olimpiyskiy”.

Shkak është bërë kartoni i kuq, me të cilin mesfushori nga Mali u ndëshkua në ndeshjen e kthimit në fazën play-off përballë Dinamos së Zagrebit. Për fazën e grupeve, UEFA i anulon të gjithë kartonët e verdhë të marrë gjatë sfidave kualifikuese, por ky rregull nuk aplikohet edhe për kartonët e kuq.

Gjatë rrugëtimit europian të korçarëve, në këtë sezon 22-vjeçari ka shënuar golin e barazimit në fushën e Kairatit, ndërsa më 5 Nëntor të vitit 2015 realizoi golin që vulosi triumfin historik 3-0 të Skënderbeut përballë Sportingut të Lisbonës. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori