Stjarnan 0-3 Inter, zikaltrit "shëtitje" në Islandë (VIDEO)
Pëlqej
Interi nuk gabon. Në ndeshjen e parë Play-Off të Europa League zikaltrit kanë mposhtur 0-3 modestët islandezë të Stajrnan. Në "Laugardalsvollur Stadium" të Rekjavikut vendosin golat e Icardit, Dodo dhe D'Ambrosio.

Skuadra e Walter Mazzarrit nuk e ka vënë asnjëherë në diskutim ndeshjen dhe tashmë pret e qetë ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave (28 gusht) në "San Siro". /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori