Surpriza e kryeministrit për Fenerbahçen
Fenerbahçe arriti të fitojë 2-0 ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League përballë Lazios dhe sot udhëtojnë për në Romë favoritë dhe të bindur se do të jenë në gjysëmfinalet e kompeticionit dhe pse jo në finalen, e cila këtë vit zhvillohet në stadiumin "Amsterdam Arena".

Por në Turqi "Kanarinat" kanë një tifoz shumë special. Ai është kryeministri i vendit Recep Tayyip Erdogan, i cili ka vendosur ti bëjë një surpizë skuadrës së zemrës.

"Nëse arrijmë në finale, do të shkoj në Amsterdam", ka deklaruar kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2013, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori