Terry, "mallkimi" i finaleve
John Terry rrezikon të mos luajë në finalen e Europa League kundër Benfikës. Kapiteni i Chelsea-t, i cili mungoi edhe në finalen e fundit të Champions League kundër Bayern Munchen për shkak skualifikimi, rrezikon seriozisht edhe finalen e Amsterdamit.

Anglezi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e sotme kundër Aston Villas, duke u detyruar të lerë fushën me barelë për shkak të problemi shqetësues në kavilje.

Ekzaminimet finale nuk kanë dalë ende por tifozët Blu kanë frikë. Një kapiten që mungon në dy finale rresht: çfarë mallkimi! /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2013, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori