Trajneri i Juventus "mbyllë" merkaton
Pëlqej
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, së fundmi i intervistuar nga mediat në SHBA ka deklaruar se Juventusi tashmë është i plotësuar dhe janë gati për sezonin e ardhshëm.

“Klubi tanimë e ka bërë atë që e ka pasur detyrë. Blerje të tjera? Jemi mjaftueshëm pretendentë kështu si jemi dhe unë mezi po pres të fillojë sezoni dhe t’i kem të gjithë lojtarët së bashku”, ka thënë Allegri.

“Do të jetë një sezon mjaft i vështirë, kështu që ne kemi nevojë për të gjithë. Disa lojtarë të rinj kanë shfaqur shumë talent në SHBA, kështu që edhe ata mund të gjejnë vend në ekip të parë”. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2018, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori