Trondit ish-futbollisti: Messi e CR7 jetojnë në një burg të artë
Pëlqej
Ish-futbollisti, Pablo Daniel Osvaldo, ka kohë që ka hequr dorë nga futbolli dhe i është përkushtuar botës së muzikës, ku ka edhe një bandë të tij "roku".

Së fundmi ai ka folur për nostalgjinë e futbollit por ndryshe nga se pritej ai është shumë i gëzuar që ka hequr dorë nga ky sport.

Osvaldo thotë se futbolli i ka sjellë shumë të ardhura por kurrë nuk ka qënë i lumtur madje ka bërë edhe nëj krahasim për jetesën e Ronaldos dhe Lionel Messit.

“Nuk dua të mohoj se kam bërë një jetë të mirë si futbollist. Më ka dhënë shumë, por disa herë ndihesha si peshk pa ujë. Tani jam më i lumtur. Kur luaja futboll isha i lumtur, por ndihesha i mbytur nga atmosfera rreth tij. Edhe një herë, nuk jam penduar që luajta futboll. Ka qenë gjëja më e bukur në jetën time dhe më ka dhënë mundësinë të ndihmojë familjen time, por më ka hequr lirinë dhe liria nuk ka çmim.”

Më pas, ish-sulmuesi, aktualisht “roketar” tha: “Ronaldo shkon në shtëpi dhe bën palestër, ndërsa mua më pëlqen të rri me miqtë e mi duke ngrënë. Nuk do të doja të isha as Ronaldo dhe as Messi. Do të më pëlqente të luaja si Leo, por i shkreti nuk ka jetë! Ai jeton në një burg të artë! Nëse do të isha ai nuk mund të jetoja i lumtur. Ai është më i miri në botë kur luan futboll, por jeta e tij është e tmerrshme, ose më saktë nuk ka një jetë të tijën. Leo është një nga njerëzit më të trishtë…” ka deklaruar Osvaldo. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2018, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori