United i "rrëmben" Barçës sulmuesin e Chelseas
Barcelona prej ditësh është në kërkim të mesfushorit të avancuar Willian që luan për Chelsean por edhe pse ka parashtruar tre oferta nuk është akorduar për të marrë shërbimet e tij.

Një lajm i keq vjen së fundmi për Barcelonën pasi sipas asaj që raporton "Tuttosport", Chelsea ka vendosur që ta pranojë ofertën e Manchester Unitedit për sulmuesin anësor, Willian.

Oferta për brazilianin është 75 milionë euro dhe Jose Mourinho do të ribashkohet përsëri me brazilianin e tij të preferuar, ndërsa thuhet se edhe Gary Cahill mund të transferohet në Old Trafford gjatë kësaj vere. /albeu.com/

Shtuar më 28/07/2018, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori