Ylli i Atleticos kërkon të largohet, Simeone nuk e "vë ujin në zjarr”
Pëlqej
Së fundmi është raportuar se mbrojtësi i Atletico Madrid, Filipe Luis po kërkon të largohet nga klubi i tij aktual.

Kjo ka ardhur pas një ofertë nga PSG për të marrë shërbimet e tij duke i premtuar një pagë të majme.

Nga ana tjetër trajneri i Atleticos, Simeone edhe pse e vlerson lojtarin, ai vendos të parin klubi.

Filipe Luis është një lojtar që e duam shumë, i cili është shumë i rëndësishëm për grupin,” shprehet ai në konferencën për shtyp.

“Ai do të luajë. Por është e qartë se unë gjithmonë dua më të mirën për një lojtar që ka dhënë gjithçka për ne. Për momentin jam i fokusuar te Valencia, grupi është mbi çdo individ.

“Të gjithë e kemi mendjen te ndeshja e Valencia-s, edhe Filipe Luis.” /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2018, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori