Ylli i Bayern kërkon largimin, por askush "nuk e do"
Pëlqej
Foto ilustruese
E ardhmja e James Rodriguez te kampionaët e Gjermanisë, duke gjithnjë e më largë.

Së fundmi në mediat gjermane, raportohet se kolumbiani po kërkon me këmbëngulje largimin nga Bayern Munich.

Por nga ana tjetër për 27 vjeçarin ende nuk ka asnjë ofertë konkrete që do të shtynte bavarezët që ta shisnin.

Kujtojmë se merkaton e verës që lamë pas, Rodriguez u përfol për një rikthim te ish-klubi i tij , Real Madrid por kjo nuk u realizua dhe tashmë thuhet se "Los Blancos" nuk kanë më interes për të.

Numri 11 u huazua nga “Los Blancos” tek Bayer në vitin 2014. Ai numëron 26 ndeshje me fanellën bavareze, ku dhe ka shënuar 8 gola./albeu.com/
Shtuar më 22/09/2018, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori