Zyrtare/ Zbulohet ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Evropës 2018/19
Pëlqej
Dje u vendos stadiumi ku do të mbahet finalja e Ligës sw Evropës. Është ‘Stadiumi olimpik Baku’ në Azerbajxhan.

Kapaciteti i tij është 69,870 dhe është i hapur me 6 mars të 2015. Zgjedhja e tij erdhi pasi humbi garën për finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet me 1 qershor të 2019 në Wanda Metropolitano.

Kampioni aktual i LigësEvropës është Manchester Unitedi. Por, skuadra me më së shumti tituj është Sevilla, me pesë tituj.

Vlen të theksohet se Superkupa e Evropës do të mbahet në Vodafon Arena në Turqi. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2017, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori