Daja: Do të bëjmë lojën tonë në Kiev
Pëlqej
Tw fitosh në transfertë të Europa Leage ndaj skuadrës që në short ishte në vazon e favoritëve do të thotë se duhet një mrekulli.

Trajneri i Skenderber Ilir Daja e pranoi me sinqeritet para gazetarëve ukrainas se Dynamo e Kyievit mbetet favorite për ta fituan këtë përballje, por edhe Skenderbeu do të kërkojë t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për t’i befasuar vendasit në fushën e tyre.

“Është e pazakonte për në pjesëmarrja në një nivel kaq të lartë, prandaj favorite për ta fituar ndeshjes është Dinamo. Sigurisht që do të kemi mundësitë tonë ndaj duhet të bëjmë lojën tonë më të mirë. Edhe skuadrat e tjera të grupit kanë më shumë eksperiencë se ne, por ne do të luftojmë për të marrë ndonjë fitore.”

Daja theksoi se në këtë sfidë të parë të Grupit do të jetë një histori krejt tjetër. Ndryshe nga humbja e thellë e Skenderbeut në miqësoren e dy viteve me parë me Dinamon e Kiyevit,

“Në kohën kur Dinamo ka luajtur miqësore me Skënderbeun unë nuk isha trajner i skudrës që drejtoj tani. Më mirë pyesni kapitenin Orges Shehi. Gjithsesi mendoj se miqësoret nuk mund të krahasohen me takimet zyrtare.”

Largimi i Salihit apo Latifit gjatë merkatos së verës por edhe Mungesa e Nimagës për arsye pezullimi, sipas Dasës nuk mund ta zbehin forcën e Skënderbeut që nuk mbështetet të individë të vecantë, por te grupi.

Ndërsa kapiteni Orges Shehi theksoi se pas mungesës 1-vjecare në kompeticionet Europiane Skënderbeu kthehet edhe më i uritur për të treguar se mund të rizalizojë me kundërshtarët më të fortë. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori