Tallen zviceranët: Mirë se vini në një botë tjetër (FOTO LAJM)

Edhe pak orë kanë mbetur nga starti i ndeshjes Shqipëri-Zvicër, por mesa duket kombëtarja helvete ka "shënuar" që pa i rënë arbitri bilbilit. Mediat zvicerane, të ndodhura në Tiranë për takimin e kombëtares së tyre (që sot mund të presë biletën për në Brazil 2014), kanë ironizuar me stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Stadiumi historik i shqiptarëve është në gjëndjen e tij më të keqe, duke u shndërruar në një gërmadhë të shëmtuar, i cili vetëm me një stadium kombëtar nuk ngjan.

"Kemi mundur të futemi paraditen e së premtes në stadiumin "e moçëm", të quajtur "Qemal Stafa", ku Shqipëria do të presë skuadrën zvicerane, në Tiranë. Këtu janë disa foto më tepër për të kuptuar realitetin e këtij impianti, si i një bote tjetër. Kënaquni! Një rresht i ndenjëseve të shkatërruara, diku të thyera. Kabllo elektrike përtokë, njoftimet për ndeshjen dhe një…"kositës" në lëndinë. Mirë se vini në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë, ku ekipi zviceran do të luajë sonte kualifikuesen e radhës për Kupën e Botës 2014. "Le Matin" mundi të futet në stadium sot, ndërsa ishin duke u zhvilluar përgatitjet e fundit. Këtu janë disa foto, që paraqesin një realitet që nuk mund ta shihni në ekranin e televizionit tuaj gjatë transmetimit të ndeshjes. "Arena" sportive në fjalë nuk plotëson asnjë nga standardet e diktuara nga organizmat ndërkombëtarë, por kjo është një pyetje tjetër…", shkruan gazetari dhe fotoreporteri i gazetës zviceriane, "Le Matin"


Reklamë shumë e shëmtuar për vendin dhe futbollin tonë. Në një kohë kur të gjithë po përpiqen ti mbushin mendjen Adnan Januzajt të zgjedhë Kombëtaren tonë dhe në një kohë kur shqiptarët e Zvicrës po "sulmohen" pse nuk kanë veshur fanellën kuqezi, këto pamje jo vetëm që u japin të drejtë por janë edhe një mesazh i fortë për drejtuesit e sportit në Shqipëri, si edhe për qeverinë e re. TURP! /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 17:02
sildi
e Premte 11 Tetor 2013, Ora 18:07
Blini gazeta qe mos tju behen pis fustanet..:p
naser
e Shtunë 12 Tetor 2013, Ora 00:20
ne ta shikojn kete politikia qeveria e shqiperis qe mos te fryhen shum me veshje boss dhe me kollare se gjendjen sekan te jen ashtu por edhe popullata mos te jet aq e fryme kur e ka gjendjen keshtu mos te behen shum te ditur kurse skan asgje te vlefshme por te punojn shum e pak te flasin turpppp
migjen
e Shtunë 12 Tetor 2013, Ora 14:50
naser bre asgan mos peshtun ne pjaten e nanes
Adnan Jonuzaj
e Dielë 13 Tetor 2013, Ora 13:41
Sikur te mos ekzistonte Enver Hoxha me siguri nuk do te flitej per kete mjerim... Ne gjithe boten luftohet per te bere pjese ne mekanizma e organizata fitimpruese, kurse Enveri na mbylli e na turperoi me boten, kinse per ta mbrojt territorin. Me mire do ishte te ishim pjese e jugosllavis e ne ndarje te saje kombi do ishte i bashkuar i teri, e jo si tani ca ne Shkup e ca ne Shkoder... Sa mjerim me qene shqiptar!!! Pa shtet te mirefillt, pa kushte normale te jeteses, pa kurrfar krenarie kombetare!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori