"La Gazzeta" notat e ndeshjes: Cana dhe Xhaka super, Ronaldo kalues (FOTO)

Gazeta më e madhe në Itali, "La Gazzeta dello Sport" vlerëson Kombëtaren për paraqitjen shumë të mirë të bërë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Portugalisë. Duket e çuditshme pas humbjes, por futbollistët më të mirë në fushë kanë qenë ato të Shqipërisë.

Lorik Cana dhe Taulant Xhaka janë shpallur më të mirët e sfidës duke u vlerësuar me notën 7.5, raporton Albeu.com.

Nota shumë pozitive dhe për Berishën, Ajetin, Migjen Bashën dhe Çikalleshin, që kanë marrë no tën 7. Ndërkohë në kampin tjetër vetëm Danilo është vlerësuar me 7, ndërkohë që Cristiano Ronaldo ka marrë një notë kaluese 5.5. /Albeu.com/
Shtuar më 08/09/2015, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori