10 më të kërkuarit e merkatos (FOTO LAJM)

Radamel Falcao
Jo më kot janë emrat më të kërkuar në merkato. Madje edhe atëherë kur tregu i futbollistëve mbyllet ata janë sërish në qëndër të vëmëndjes së mediave dhe klubeve më me emër në kontinent. Jemi duke folur për 10 yjet e futbollit, të cilët po mbushin faqet e gazetave dhe hapësirat televizive me zërat e merkatos që i shohin në klube të ndryshme në të ardhmen.

Falcao, Neymar, Kaka, Vidal apo edhe Ronaldo, për të cilin Manchester City nuk nguroi të ofrojë 200 milionë euro, janë disa prej emrave m,ë të përfolur në merkato dhe njëkohësisht më të shtrenjtët.

Për sulmuesin kolumbian të Atletico Madrid, Chelsea ofron plot 50 milionë stelrina. Për Vidal Ferguson nuk kursen as 40 milionë sterlina, ndërsa për treshen braziliane Neymar-Paulinho-Damiao shifrat nuk janë më të ulëta.

Kaka duket larg Real Madrid ndaj dhe Galatasaray, Fenerbahçe dhe pas tyre Milan po përpiqen të sigurojnë shërbimet e tij që në janar, ndërsa Boateng është "dëshira" e fundit e Bayern Munchen.

Sigurisht që për momentin janë thjesht zëra por nëse ofrohen realisht kaq shumë para, largimi i tyre nuk është më i pamundur. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2012, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori