10 yjet që u skadojnë kontratat (FOTO LAJM)

Theo Walcott - Arsenal
Merkatoja nuk ka mbërritur ende por klubet e futbollit mendojnë që tani për objektivat e tyre në janar dhe më pas në verë. Qarkullojnë shumë emra por asgjë konkrete. Shumë futbollistë kërkohen por për momentin asgjë nuk mund të bëhet.

Ndonjëherë shpenzohet shumë për të mbërritur te emrat e lakmuar por ndonjëherë mudn ti bësh ata tëndit pa patur nevojën të fusësh duart në xhep, veçse të bësh për vete vetë futbollistin.

Verën e ardhshme me parametra zero mund të largohen shumë futbollistë, kontratat e të cilëve skadojnë qershorin tjetër, ndaj dhe klubet të hapin sytë për të gjetur mes tyre atë që u mungon momentalisht në skuadër.

Portali Albeu ka zgjedhur 10 prej shumë futbollistëve që u skadon kontrata verën e ardshme, duke parut parasysh emrin e tyre dhe atë çka ata mund të japin në ekipet ku mund të shkojnë.

Por mos harrojmë që për disa prej tyre klubet aktuale po përgatisin kontrata marramëndëse vetëm për të mos i humbur. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2012, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori