12 orë pas ndarjes nga e dashura, futbollisti 21-vjeçar i jep fund jetës (FOTO LAJM)

Një 21-vjeçar i ka dhënë fund jetës teksa u hodh në shinat e trenit. Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Angli, kur Jacob Standbridge u gjet poshtë shinave të ekspresit mëngjesin e 13 tetorit të vitit të kaluar

I riu la një letër lamtumirë kushtuar nënës së tij. ‘’ Të dua shumë, nënë! Faleminderit për gjithçka keni bërë për mua. Më vjen shumë keq!’’, shkruajti për herë të fundit trajneri i futbollit.

Një vit pas vdekjes së tij dyshohet se Jacobi vdiq për shkak të ndarjes nga partnerja e tij Ciera Barnes, teksa zbuloi mesazhe të padëshiruara në telefonin e saj. Megjithatë, mësuesi i tij hodhi poshtë pretendimet se mesazhet telefonike e shtynë t’i jepte fund jetës së tij, pasi ai kishte karakter të fortë.

Marrëdhënia midis të riut dhe Cieras u përkeqësua prej kohësh për shkak se ai përdorte steroide për rritjen e muskujve. Jacob luante si mesfushor në Akademinë e Stoke Cityt, ndërsa punonte në një program që trajnonte djem të rinj në sporte.
Shtuar më 16/09/2019, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori