13 kontratat në "perëndim" në La Liga (FOTO LAJM)

Fernando Llorente - Athl.Bilbao
Fernando Llorente mbi të gjithë. Përveç 35 milionëve, kontrata e tij me klubin e Athletic Bilbao skadon në qershorin e ardhshëm dhe pretendentët për të janë të shumtë: Juventus, Real Madrid, Milan etj. Destinacioni nuk dihet ende por një gjë është e sigurtë: Llorente do të largohet nga San Mames.

Më pas janë disa futbollistë të Barcelonës që u skadon kontrata këtë sezon. Cristian Tello, i cili kërkohet me ngulm nga Liverpool do të ketë një takim me drejtuesit katalanas për të folur për rinovimin, ashtu siç do bëjnë edhe Puyol, Deulofeu apo edhe mbrojtësi 20-vjeçar Marc Muniesa.

Protagonist dje në Champions League, Javier Saviola ka një kontratë me Malagan që përfundon në qershorin e ardhshëm, ashtu si Juan Forlin, mbrojtësi 24-vjeçar i Espanyol

Në të njëjtën situatë ndodhen edhe futbollistët: Cristian Sapunaru (Real.Z), Andre Santos (Deportivo) apo edhe Tiago (Atletico Madrid).

Disa prej tyre janë futbollistë vërtetë të mirë, kështu që do të jenë treg i mirë për merkatot e ardhshme.../albeu.com/
Shtuar më 19/09/2012, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori