15 fytyrat e reja te Real-Barça (FOTO LAJM)

REAL MADRID: Kroos
Klasikja e kësaj të shtune do të jetë një takim shumë special për disa prej futbollistëve të Real Madrid dhe Barcelonës, që luajnë për herë të parë një sfidë të tillë.

Gjatë merkatos së verës të dy klubet bënë lëvizje të bujshme duke afruar në skuadër futbollistë shumë cilësorë. "Los Blancos" sollën katër emra të rinj dhe larguan Angel Di Marian për te Manchester United dhe Xabi Alonson për te Bayern Munchen.

Në anën tjetër Barcelona afroni një numër më të madh lojtarësh ku spikat Luis Suarez dhe larguan Cesc Fabregas te Chelsea dhe Alexis Sanchez te Arsenal.

Se kush do të dalë me shije të mirë nga "El Classico", fytyrat e reja të Realit apo ata të Barcelonës? Kjo mbetet për tu parë ditën e shtunë. /albeu.com/


Shtuar më 23/10/2014, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori