180 mijë euro për këngën e inagurimit të stadiumit? Reagon ashpër Ardit Gjebrea (FOTO LAJM)

Jemi shumë pranë inagurimit të stadiumit më të ri në Shqipëri, Arenës Kombëtare dhe si rrjedhim, lajmet rreth këtij impianti janë më të shpeshta se kurrë. Dje, njw nga portalet shqiptare botoi një artikull ku zbulonte se Ardit Gjebrea do të realizojë spektaklin që i paraprin ndeshjes. Sipas tyre, Gjebrea do të paguhet 180 mijë euro për tre këngë me kohëzgjatje totale tetë minuta.

Më tej, ata shkruajnë se “përveç shifrave të frikshme që janë shpenzuar për stadiumin-kullë, shqiptarët duhet të paguajnë edhe për një këngë të Arditit, plot 180 mijë euro.”

Gjebrea përdori profilin e tij në Instagram për të hedhur poshtë lajmin. Ai shkruan: “Hajde, hajde, po ku e gjetët këtë mo? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe e njoh, mund të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin..."

Shtuar më 11/11/2019, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori