E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
2 futbollistët shqiptarë zgjidhen në formacionin e javës në Kroaci (FOTO LAJM)

Kampionati kroat është një ligë ku mund të gjesh shumë futbollistë shqiptarë. Ata ia kanë dalë të marrin një vend në ekipet e tyre, kryesisht 2 prej tyre, Ardian Ismajli dhe Amir Rrahmani.

Futbollisti i kombëtares sonë që militon te Hajduku i Splitit nuk mungoi në 11 më të mirët e javës për shkak të paraqitjes së tij, ku tashmë është pjesë stabël e formacionit.

Ndërkohë futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Rrahmani, që është pjesë e Dinamos së Zagrebit lufton për titull kampion, ku udhëheq kampionatin.

Në sfidën e fundit qendërmbrojtësi arriti të gjente edhe rrjetën, duke siguruar edhe ai një vend mes 11 më të mirëve të javës. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2019, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori