Kur sapo kemi nisur vitin e ri 2013 Insituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në
Futboll (IFFHS) ka përzgjedhur 10 trajnerët më të mirë të kombëtareve për vitin që lamë pas, 2012. Votimi i specialistëve të futbollit është bazuar në atë çka kanë dhënë këto ekipe në evenimente zyrtare dhe ndeshje miqësore si dhe në sukseset e arritura.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: lista kryesohet nga
trajneri i Spanjës, Vincente Del Bosque,
fitues i Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë dhe pas tij finalisti tjetër i Europianit,
trajneri i Italisë Cesare Prandelli.
Podiumi mbyllet nga
trajneri i Meksikës, Luis Fernando Tena,
fitues i medaljes së artë Londër 2012 duke mposhtur në finale Brazilin e Neymar, Lucas etj.
Në top 10 është gjetur vend edhe për trajnerin e Zambias, Herve Renard, i cili hyri në histori duke i dhuruar popullit që nuk njihej shumë për
futboll trofeun e Kupës së Afrikës si dhe për tre trajnerë nga Amerika Latine (Argjentinë, Kolumbi dhe Ekuador) për atë çka po japin në Eleminatoret e Brazil 2014. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2013,
ora 10:00