22 La Liga-t e Barcelonës (FOTO LAJM)

Barcelona siguroi matematikisht kampionatin në Spanjë pas barazimit të djeshëm mes Espanyol dhe Real Madrid (1-1). Edhe pse nuk e kanë luajtur ende ndeshjen e sotme me Atletico Madrid, ndalimi i rivalëve madrilenë bëri që katalanasit ta nisin që dje festën e titullit në La Liga 2012-13.

Ky është kampionati i 22 për Barcelonën në historinë e klubit dhe i katërti në pesë sezonet e fundit, çka tregon më së mirë dominimin e katalanasve vitet e fundit.

Titullin e parë Barça e ka fituar në vitin e largët 1928-29, ndërsa të tjerët erdhën pas Luftës së Dytë Botërore. Por periudhat më të arta janë ato me Pep Guardiolën trajner dhe ato me Cruyff, Van Gaal, Koeman etj. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2013, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori