E FUNDIT/ Turisti bie nga 10 metra lartësi, dërgohet në gjëndje të rëndë në spital
3 emrat për Interin e ri (FOTO LAJM)

Kevin Strootman - PSV Eindhoven
Pasi ka siguruar titullin e tretë kombëtar në histori, Manchester City ka filluar punën për të ndërtuar një superskuadër që të mund të jetë kompetitive edhe në Ligën e Kampioneve. Etapa e parë e kërkimit të përforcimeve është Milano, por nuk bëhet fjalë për Thiago Silvën.

Në axhendë ekziston një takim me Interin për të biseduar rreth të ardhmes së Nigelel De Jong, mesfushorit që prej kohësh është në shënjestër të zikaltërve. Për ta lënë atë të largohet, klubi anglez kërkon Maicon.

Ky shkëmbim është më real nga sa mund të duket. Futbollisti holandez do të ishte më se i përshtatshëm për skuadrën zikaltër, e cila këtë sezon ka mbetur jashtë Ligës së Kampioneve dhe për pasojë, po tenton të rithemelojë ekipin.

Ndërkohë, City i ka arkat plot dhe entuziazmin në maksimum dhe përforcimi i parë i kërkuar nga trajneri Mançini është pikërisht Maicon. Kjo është një mundësi e përkryer për të planifikuar një shkëmbim gati të barabartë duke pasur parasysh edhe kontratën e mbrojtësit brazilian, e cila skadon në 2013-ën.


Por objektivat e merkatos zikaltër nuk mbarojnë me kaq. Për futbollistin e radhës, është Wesley Sneijder ai që ka dalë sponsor. Në fakt, fantazisti i Interit, jo vetëm që do qëndrojë në Milano, por është gati të ndihmojë shoqërinë që të sjellë te zikaltrit futbollistët më të mirë hollandezë.

Gjatë ditës së djeshme është hapur një pistë mjaft interesante që e drejton klubin milanez te Kevin Strootman. Për të bindur 20-vjeçarin e PSV-së po mendon pikërisht Sneijder, i cili sheh tek bashkëkombësi i tij një alternativë mjaft të mirë për ekipin italian.

Me Zaraten drejt largimit Interi po kërkon një sulmues krahu në prag të sezonit të ardhshëm. Sipas asaj që ka publikuar "Sportmediaset", zikaltrit kanë vënë në shënjestër Gomez të Catanias. Çmimi i kartonit të argjentinasit për momentin është 12 milionë euro, por Moratti mund ta sjellë në Milano për 10 milionë. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2012, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori