3 objektivat e Inter (FOTO LAJM)

Lucas - San Paolo
Në numrin e djeshëm të Gazzetta dello Sport janë shfaqur disa emra që janë objektiv i merkatos së Inter për sezonin e ardhshëm. Një prej tyre është edhe braziliani Lucas i San Paolo, kartoni i të cilit vlen 25 milionë euro dhe që kërkohet edhe nga Real Madrid dhe Chelsea.

Emri tjetër është ai i Younes Belhanda i Montpellier, futbollist me talent dhe të ardhme të madhe dhe që vlerësohet me vlerën e 9 milionë eurove dhe me njjë kontratë që i skadon në 2014-ën.

I treti është sulmuesi i Internacional Porto Allegre, Leandro Damiao. Emër i njohur për Serie A pasi kërkohet si nga Juventus ashtu edhe nga Milan. Vlera e tij është 20 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2012, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori