3 të rinj ngjisin dy majat më të larta në Vlorë, sfidojnë të ftohtin polar (FOTO)

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Shqipëria është "mbërthyer" prej disa ditësh nga një i ftohtë polar, i cili madje ka shkaktuar edhe 4 viktima. Gjithsesi për disa të rinj, ky dimër nuk ka qenë aq i ftohtë sa për t'i ndalur në aventurën për të ngjitur disa nga malet më të larta dhe më të bukura.

Erid Zalli, së bashku me Sajmi Kalbaj dhe një bukuroshe nga Tirana të njohur me emrin Tirana kanë arritur që të mposhtin temperaturat shumë të ulëta dhe dëborën për të ngjitur dy maja të larta.

Ditën e diel ata kanë ngjitur majën e Çikes (2048 m) dhe majën e Qorres (2018 m) në Parkun Kombëtar të Llogarisë në Vlorë. Pasioni i tyre janë lartësitë, të ngjisin malet dhe të eksplorojnë bukuritë shqiptare duke rrezikuar kështu edhe jetën e tyre, pasi disa maja janë të rrezikshme.

Më lart keni edhe disa foto më të bukura që kanë realizuar në këtë aventurë aq të bukur, por dhe shumë të rrezikshme./albeu.com/

Shtuar më 10/01/2017, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori