Mamaja e
yllit brazilian të futbollit
Neymar, është bërë protagoniste në mediat rozë, pasi ka prezantuar të dashurin e saj të ri, që është plot 30 vite më i
vogël se ajo.
Nadine Goncalves, 52-vjeçare, ka zbuluar se është e lidhur me një djalë 22-vjeçar, plot 6 vite më i
vogël se
Neymar, i cili për më tepër është edhe fans i
yllit të Paris Saint Germain.
“E pashpjegueshmja nuk mund të shpjegohet, thjesht jetohet”, shkroi
Nadine në Instagram, teksa sqaronte se ishte në lidhje me 22-vjeçarin Tiago Ramos dhe kishte postuar edhe një foto duke puthur atë.
Shtuar më 12/04/2020,
ora 19:49