4 Shtator 2004, kur Shqipëria thyente kampionët e Europës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nuk ka shqiptar që nuk e kujton datën 4 Shtator 2004, por nuk ka as grek që e harron. Fitore madhështore, që i tejkaloi kufijtë e futbollit, festë e madhe në "Qemal Stafa" dhe kudo jetonin shqiptarët, por që në fund u mbyll me një ngjarje tragjike: vrasja e 20-vjeçarit Gramoz Palushi në mes të Greqisë.

Greqia vinte si kampione e Europës në Tiranë, pas triumfit në Portugali, dhe përballja me kuqezinjtë ishte e para ndeshje zyrtare me këtë pekt, ndaj dhe humbja u përjetua shumë keq në shtetin fqinj.

Ndryshe ndodhte në Tiranë, aty ku mijëra tifozë mbushën rrugët e kryeqytetit për të nisur një festë që zgjati për një kohë të gjatë.

Sot pas 10 vjetësh Shqipëria bëhet gati për tu përballur me Portugalinë ndaj dhe shpresat për të arritur një tjetër rezultat historik janë të mëdha. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori