Akordi i ri ekonomik i prezantuar dje nga treshja Agnelli-Elkann-Marchionne i bën tifozët e
Juventus të ëndërrojnë se vitin e ardhshëm një futbollist i madh do të veshë fanellën e Zonjës së Vjetër. Qëllimi është sjellja në skaudër e lojtarëve të nivelit botëror, sidomos përsa i përket repartit ofensiv.
Juve ka gati 35 milionë euro për goditjen e madhe në merkaton e verës.
Emri i parë në listën e drejtuesve bardhezinjë është ai i Robin Van Persie. Sipas asaj që raporton Tuttisport, vëzhgues të
Juventus do të ndjekin nga afër ndeshjen Arsenal-Manchester City për të parë sulmuesin holandez të Topçinjëve.
Emri i dytë në listë është ai i
uruguajanit të
Liverpool, Luis Suarez. Por karakteri i amerikano-jugorit nuk i bind shumë drejtuesit juventinë, ndërsa një tjetër objektiv mund të jetë malazezi i Fiorentinës, Stefan Jovetiç.
Nga kampi spanjoll janë dy alternativa: Fernando Torres dhe David Villa, por shnaset që dy iberikët të veshin fanellën e
Juventus janë të pakta, për të mos thënë zero. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2012,
ora 08:47