5 mesazhet e Luis Enrique-s për Messin (FOTO LAJM)

1 - "Po e drejtoj skuadrën siç di të bëj më mirë. Nuk dua të konfirmoj apo të përgënjeshtroj lajme që dalin çdo ditë në media. Dua të zhvilloj profesionin tim në mënyrën më të mirë të mundshme për të ndihmuar skuadrën dhe klubin".
Në konferencën e shtypit para ndeshjes së Copa del Rey që Barcelona do të luajë nesër në "Camp Nou" ndaj Elche-s, tekniku i katalanasve Luis Enrique nuk e përmendi asnjëherë emrin e Lionel Messit, por iu përgjigj pyetjeve mbi marrëdhënien e tij me yllin argjentinas pas një jave jo të mirë në klubin katalanas.

Marrëdhënia mes të dyve përflitet se është prishur që pas ndeshjes me Real Sociedad ku Enrique e la në stol Messin gjatë gjithë pjesës së parë.

Në foto-galerinë e mësipërme mund të lexoni 5 mesazhet indirekte të Luis Enriques për Lionel Messin. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori