5 trajnerët më të paguar (FOTO LAJM)

Jose Mourinho (R.Madrid) - 14,8 milionë euro
Revista prestigjoze franceze "France Football" përveç listës së futbollistëve më të paguar publikoi edhe atë të trajnerëve më të paguar në sezon. Sigurisht që në krye të saj është Special One, Jose Mourinho. Trajneri i Real Madrid përfiton në vit plot 14,8 milionë euro dhe ndiqet nga trajneri italian i Paris Saint Germain, Carlo Ancelotti. Ish trajneri i Milan dhe Chelsea përfiton me kontratën e re 13, 5 milionë euro.

Podiumi mbyllet me trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola me 9,5 milionë euro dhe pas tij vijnë Arsene Wenger dhe Guus Hiddink.

Megjithëse Guardiola ka fituar gjithçka në drejtimin e klubit blaugrana, sërish diferenca e pagave mes tij dhe trajnerit të Real Madrid, Mourinho është tejet e madhe. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2012, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori