"50 copë i merr Saimiri...", thellohet skandali i përgjimeve të bandës së Habilajve me Saimir Tahirin

Pëlqej
Ndërkohë që autoritetet italiane kanë publikuar dosjen e plotë prej 416 faqesh të përgjimeve të grupit të Habilajve, aty kalon shpesh emri "Saimir" i cili sipas tyre ka të bëjë me një politikan të rendësishëm në Tiranës.

Ndërkohë, pjesë e dosjes është edhe një përgjim ambiental mes Moisi Habilajt dhe Nezar Seitit ku duket se ndajnë diçka. Nuk është e qartë nëse ndajna tufa parash apo diçka tjetër.

Në një moment, Habilaj thotë se "50 copë do t'ia çojnë Saimirit...", shkruan Albeu.com.

Pjesë nga biseda

Flet Nezari Seiti: Dje fola me Florian Habilajn dhe më tha se 30 copë... (nuk mbaron fraza)...i vura unë me Moisiun 30 copë...E pyeta se ku po i çonte dhe më tha se do t'ja çonin Saimirit..i thash jo vlla..unë nuk marr 150 euro..për 20 euro...çfarë po thua? "Vetëm për tëndën dhe timen..50 copë i merr Saimiri...tani ka shkuar të marrë një pesëmbëshjetëshe..dhe i thash: çfarë po bën? Unë nuk marr 150 mijë euro për 50 copë që kemi ne..jo jo s'jam çmendur"., - thashë. E mirë më tha, se i merr Agroni 50 mijë..Bëj ç'të duash i thash, ai ka linjën, ka kamionin..copë m...". /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori