7 bomberat e Shqipërisë (FOTO LAJM)

Vjeç: 20 Klubi: Lokarno (Zvicër, 2) Minuta të luajtur: 1730 Gola të shënuar: 13
Ndonëse trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi dëshiron të thërrasë në ekip edhe Besart Berishën, ky i fundit do të përballet me një konkurrencë jo të zakonshme për të qenë titullar. Trajneri italian e ka bërë të qartë se ka vetëm një vend në sulm në skuadrën e tij. Sipas idesë së teknikut skuadra nuk mund të ketë luksin të luajë me dy përpara, duke rrezikuar të çbilancohet prapa. Kjo edhe pse sulmuesit e saj, aktualisht janë në formë të mirë.

Bogdani po njeh një rilindje te Siena, Salihi është kthyer në një fenomen në SHBA, Çani debutoi me gol si kuqezi dhe është një nga golashënuesit e kampionatit polak, Januzi ka zhvilluar edicionin e tij më të mirë, ndërkohë që Sadiku ka bërë mrekullira mes Lokarnos dhe përfaqësueses Shpresa. Kapllani, që ka pasur dëmtime dhe një mardhënie jo të mirë me trajnerin, është sulmuesi i vetëm nën mesataren e tij.

Pavarësisht kësaj panorame, vetëm njëri prej këtyre lojtarëve do të jetë titullar. Një vendim i dhimbshëm, pasi do të duhet të lihen në stol lojtarë të rëndësishëm dhe nga më të mirët e ekipit përfaqësueses.

Çështja duhet të zgjidhet me kujdes nga ana e trajnerit edhe për vetë ekulibrat e ekipit kombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2012, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori