12 ish zikaltrit që janë veshur kuqezinj (FOTO LAJM)

Hernan Crespo
Mario Balotelli është vetëm emri i fundit i listës së gjatë të sulmuesve që në karrierën e tyre kanë mbajtur fillimisht fanellën e Inter pastaj atë të Milan. Është shumë e çuditshme marrëdhënia mes dy milanezeve, të cilat luftojnë shumë në fushë dhe në media, por përsa i përket shkëmbimeve apo shitjeve në merkato bëhen "miq" shumë të mirë. Shembulli më i fundit është shkëmbimi Pazzini-Cassano.

Në vitin 2001 Brocchi la Interin për të kaluar te Milan. E njëjta gjë ndodhi edhe me fenomenin Ronaldo, i cili pasi kishte veshur fanellën zikaltër në vitet 1997-2002 dhe pas eksperiencës me Real Madrid 2002-2007 veshi për një sezon fanellën e "Djallit".

Mos harrojmë edhe Vierin, i cili nga viti 1999-2005 ishte lojtar i Inter më pas veshi fanellën e Milanit.

I vetmi që ka bërë të kundërtën është Hernan Crespo, i cili në 2004-2005 ishte te Milan e më pas kaloi te Inter (2006-2009).

Për të mos folur më pas edhe për jo sulmues si Dario Simiç, Edgar Davids, Clarence Seedorf apo Andrea Pirlo, të cilët i kanë veshur të dy fanellat e Milanos. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2013, ora 09:56
barca
e Mërkurë 30 Janar 2013, Ora 10:00
+ cassano
inter
e Mërkurë 30 Janar 2013, Ora 10:20
edhe muntari
real
e Enjte 31 Janar 2013, Ora 01:31
Favalli mbrojtes i majte
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori