Mungojnë edhe më pak se 72 orë nga përfundimi i Serie A dhe
Inter pret të zbulojë të ardhmen e tij për
sezonin e ardhshëm në ndeshjen me Lazion por me një sy nga ndeshja Catania-Udinese.
Por përveç kësaj, drejtuesit e
Inter kanë filluar të mendojnë seriozisht për merkaton e verës duke parë rendimentin e dobët të shumë lojtarëve këtë
sezon.
Objektivi parësor i zikaltërve është argjentinasi i Napolit, Ezequiel Lavezzi por lista nuk përfundon këtu. Sipas mediave italiane,
Inter po punon për të sjellë në Milano një tjetër argjentinas. Bëhet fjalë për fantazistin e Genoas, Rodrigo Palacio, i cili u kërkua edhe
sezonin e shkuar.
Tjetër prurje në sulm mund të jetë edhe dyshja e Villareal, Rossi-Nilmar duke parë edhe rezultatet e dobëta të "Nëndetëses së Verdhë" këtë
sezon të La Liga.
Nga Villareal mund të vijnë edhe dyshja Borja Valero-Zapata. Të dy me parametra 0.
Në mesfushë kërkohet treshja: Nigel De Jong i City, talenti francez i Tuluz, Etiene Capoue dhe spanjolli i Schalek 04, Jose Manuel Jurado.
Tani të presim merkaton e verës dhe të shohim se cilët nga këta do të vishen zikaltër
sezonin e ardhshëm... /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2012,
ora 13:02