9 muaj pas ardhjes në jetë, Vilma Masha prezanton për herë të parë të bijën (FOTO LAJM)

9 muaj më parë, në dhjetor të vitit 2019, moderatorja e njohur e ‘Digitalb’, Vilma Masha u bë nënë me vogëlushen e saj, të cilën vendosi ta quajë Sea. Gjatë kësaj periudhe, Vilma ka treguar momentet më të ëmbla me vajzën, por pa zbuluar pamjen e saj dhe duke e mbajtur larg vëmendjes së mediave.

Megjithatë së fundmi në një intervistë për revistën ‘Star’, Masha ka prezantuar të gjithë audiencën me vogëlushen e saj të qeshur.

Vilma ka treguar gjerësisht se si e ka përjetuar mëmësinë dhe ka rrëfyer gjithë lumturinë që i ka sjellë vajza në jetë. “Sea është lumturia ime më e madhe, është drita që më ka ndriçuar shpirtin. Tani nuk ka më unë, por Sea, çdo gjë që ne bëjmë, mendojmë për të në radhë të parë; që nga vendimet më të rëndësishme për mirërritjen e saj e deri te shëtitjet që janë të pakonceptueshme pa Sean. Prioriteti ynë është Sea”, ka pohuar Masha.

Shtuar më 24/09/2020, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori