Harrojeni uniformën "ushtarake" të Napolit.
Fanella më e shëmtuar në
futboll vjen nga Spanja. Ata që e veshin janë futbollistët e La Hoya Lorca, klub që militon në Segunda Division B.
Fanella e tyre ka bërë xhiron e botës në internet dhe në media të ndryshme, teksa në vend të yjeve apo shiritave, që i shohim shpeshherë në
fanella të tjera ata kanë zgjedhur ta mbushin uniformën e tyre me brokoj.
Murcia, qyteti që përfaqëson klubi në fjalë,
konsiderohet edhe si "Kopshti i Spanjës" dhe brokoli është produkti kryesor i agrikulturës lokale dhe në caktimin e fanellës ka ndikuar edhe sponsori i skuadrës që është edhe pronar i një fabrike agrikulture. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2013,
ora 19:00