A është kjo shtëpia e re e Balotellit? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mario Balotelli, pas rrëmbeu zemrat e tifozëve të Liverpool, po kërkon për një shtëpi të re në Angli. Mungesa e ftesës për në kombëtaren italiane për dy ndeshjet e rradhës i ka dhënë kohën dhe mundësinë SuperMarios të identifikojë një shtëpi luksoze në fshatin Helsby të kontesë së Cheshire.

Shtëpia gjendet larg qytetit të Liverpool dhe zhurmës së një qyteti të madh dhe 35 minuta larg qëndrës stëvitore të "The Reds", "Melwood".

Në rast trafiku asnjë problem: në oborrin e shtëpisë që i pëlqen Balotellit ka edhe një pistë helikopterësh.

Shtëpia ka një çmim prej 5,6 milionë eurosh. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori