Abramovich-Mourinho, takim sekret në jahtin luksoz (FOTO LAJM)

Radmel Falcao - Atletico Madrid
Të gjithë në bord! Bosi rus, Roman Abramovich, po përgatit "vaporin" e tij luftarak për të "pushtuar" Europën. Pas përfundimit të ciklit 6-mujor, Rafa Benitez, në fund të sezonit pritet të rikthehet në pankinën e "Bluve" të Chelsea-t, njeriu më karizmatik, Jose Mourinho.

Teksa portugezi nuk ia arriti dot të fitonte Championsin me yjet e Real Madrid, përflitet se ai do ta ndërpresë kontratën me Florentino Perez dhe do t’i bashkohet "flotës" së manjatit rus për të realizuar objektivat e tij madhore. Por, edhe pse Abramovich po bën të pamundurën të rikthejë "Special One″, në bord ka edhe mendime ndryshe, që janë skeptike për punën e portugezit.


Gazeta “Sunday People” ka zbuluar se AbramoviCH ka lënë takim këtë javë me Mourinhon dhe vendi ku do të trajtohen gjithçka është jahti 360 milionë euro superluksoz i bosit rus, i cili do lundrojë në ujërat e detit Mesdhe.

Mediat spekulojnë se rusi do paguajë klauzolën e Mou-s 16 milionë euro dhe do t’i japë si dhuratë të parë sulmuesin e Atletico Madrid, Radamel Falcao. Por Special One do të kërkojë rikthimin e Lukaku nga West Brom, blerjen e Varane dhe qëndrimin e Lampard. /albeu.com/

Shtuar më 06/05/2013, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori