"Ai është më i mirë se De Ligt", prestigjozia italiane i thur elozhe mbrojtësit shqiptar (FOTO LAJM)

Mbrojtësi i Shqipërisë Marash Kumbulla është duke kaluar nëpër një formë mbresëlënëse në Serie A me Hellas Verona.

Ani pse vetëm 19-vjeçar Kumbulla ka arritur që ta fitojë vendin e titullarit në formacionin bazë të skuadrës nga Verona.

Madje me paraqitjet e tij, Kumbulla është treguar vendimtar në shumë ndeshje këtë edicion.

Kumbulla është lavdëruar shumë për paraqitjet e tij, derisa së fundmit nuk kanë munguar as krahasimet me mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt, i cili u ble për 75 milionë euro nga bardhezinjtë.

Sipas “La Repubblica”, shqiptari është më i mirë se holandezi momentalisht.

“De Ligt nuk po jep më siguri në prapavijë. Shkaktoi një tjetër penallti “idiote”. Pas mesit të kampionatit me siguri që do e shohim ndryshe se edhe fusha e lojës do ta ndihmojë që të përmirësohet. Por tani për tani, është Kumbullua më mirë se De Ligt. Kumbulla është rritur me zero kosto te Verona. De Ligt kushtoi 76 milionë euro te Juventusi dhe 78 milionë euro me gjithë detajet e tjera”, shkruan gazeta italiane.
Shtuar më 29/10/2019, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori