Ajeti e gjen 'ilaçin' për të ndalur Ronaldon (FOTO LAJM)

Arlind Ajeti është i vendosur për ta ndalur sonte Cristiano Ronaldon me shokë, në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme kualifikuese për Evropianin e Francës.

Qendërmbrojtësi i Baselit ka postuar në Facebook një fotografi, ku shihen një palë këpucë futbolli, në të cilat shkruan Ajeti 5, dhe një palë mbrojtëse, me mbishkrimin Arlind Ajeti.

Në mungesë të Mërgim Mavrajt, Ajeti luajti titullar tek Kuqezinjtë të premten, ndërsa pritet të luajë edhe sot nga minuta e parë. /Albeu.com/

Shtuar më 07/09/2015, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori