Aksidenti me autobusin e Izraelit, shoferi rrëfen të vërtetën e ngjarjes (FOTO)

Gjatë mbrëmjes së djeshme, u përhap lajmi se autobusi që shoqëronte lojtarët e Kombëtares së Izraelit për në stadiumin “Elbasan Arena”, kishte pësuar një aksident, duke rrëzuar edhe një nga shtyllat e ndriçimit pranë stadiumit.

Por, një gjë e tillë përgënjeshtrohet nga shoferi i autobusitshoqëronte ekipin kundërshtar të kuqezinjve, Kujtim Osmani, i cili përmes një statusi në profilin e tij në Facebook pohon se nuk ka ndodhur asnjë aksident, duke treguar madje edhe gjendjen e autobusit përmes fotove të postuara në Facebook.

Më lart keni dhe statusin e tij të publikuar ditën e sotme./albeu.com/

Shtuar më 12/11/2016, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori