E FUNDIT/ Eleminuan ish-policin Santiago Malko, ndalohet një person
Akuzoi Neymar për përdhunim, modelja akuzohet për mashtrim (FOTO LAJM)

Najila Trindade dhe ish-partneri i saj do të akuzohen për rastin e akuzës për përdhunim ndaj yllit të futbollit, Neymar.

Modelja braziliane përballet me akuzat për mashtrim procedural, shpifje dhe zhvatje.

Ish-partneri i saj, Estivens Alves është akuzuar për zbulimin e përmbajtjes erotike, që u publikua në internet.

Trindade akuzoi në policinë e San Paulo Neymar duke pretenduar se futbollisti e përdhunoi në një hotel në Paris në maj.

Ylli i Paris St-Germain mohoi akuzuat dhe tha se marrëdhënia e tyre ishte konsensuale.

Në qershor publikoi në Instagram një video 7 minuta ku shkruante: "Kushdo që më njeh mua, e di se unë kurrë nuk do të bëja diçka të tillë."

Çështja kundër Neymar u rrëzua në fund të korrikut për mungesë të provave kundër futbollistit.

Raportet mjekësore nuk mundën të provonin se modelja ishte përdhunuar.
Shtuar më 11/09/2019, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori