Allegri surprizon me formacionin ndaj Crotones (FOTO)

Formacioni zyrtar i Crotones
Juventus do të luajë pas pak minutash ndeshjen e prapambetur ndaj Crotones. Sfida e shtyrë për shkak të zhvillimit të Superkupës është shumë e rëndësishme për bardhezinjtë për të thelluar diferencën me Romën dhe Napolin.

Trajneri Massimiliano Allegri ka bërë disa ndryshime në formacion, duke lënë disa futbollistë pushim. Pjaca debuton për herë të parë në Seria A në formacionin bazë, Chiellini dhe Marchisio janë lënë pushim, ndërkohë që Lichsteriner dhe Pjanic do ta nisin sfidën nga stoli. /albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori