Amir Rrahmani shkëmben "puthje" me moderatoren e njohur (FOTO LAJM)

Amir Rrahmani duket se ka shoqëri të mirë me moderatoren e njohur Leila Kraja.

Rrahmani i cili është ndër futbollistët më të mirë shqiptar në vitet e fundit, i ka komentuar në një fotografi të postuar nga Kraja në rrejtin social Instagram.

Kraja ishte prezente në stadiumin "Fadil Vokrri" për të parë nga afër ndeshjen Kosovë–Çeki, të cilën “Dardanët” e fituan me rezultat 2:1.

Mbrojtësi i Veronës i ka dërguar një puthje virtuale, të cilën Kraja i ka kthyer.





/Insporti/
Shtuar më 13/10/2019, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori