"Ancelotti dhe unë po shijojmë një muaj mjalti të përjetshëm" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Gjërat nuk po i shkojnë shumë mirë te Real Madrid por Carlo Ancelotti duhet të jetë shumë i kënaqur me jetën private. Tekniku italian, i cili u martua me Mariann Barrena më 6 korrik në Kanada, po përjeton një rini të dytë edhe pse është aktualisht 55 vjeç.

Lajmin e ka dhënë bashkëshortja e tij e re gjatë "Mercedes Benz Fashion Week" në Madrid. Ajo është shprehur se është shumë e lumtur përkrah teknikut të Realit dhe se çdo ditë e tyre është një muaj mjalti më vete.

"Nuk është aspak e vështirë të jesh gruaja e Carlo Ancelottit. Carlo është njeriu më i mirë që kam njohur. Është një burrë me integritet dhe me principe. Është shumë i respektueshëm dhe jam shumë e lumtur që e kam njohur. U dashurova me atraktivitetin e tij, zgjuarsinë dhe mbi të gjitha me njeriun e mirë që ndodhet brenda tij". Çdo ditë që kalon është një muaj mjalti për ne", është shprehur Mariann. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori