Andi Lila sfidon Lazion e shqiptarëve (FOTO LAJM)

LAZIO (4-2-3-1)
Nëse Lorik Cana nuk është apo Berisha dhe Strakosha nuk kanë mundësi që të jenë në fushë që nga minuta e parë, është një tjetër shqiptar që do të jetë titullar në ndeshjen e mbrëmjes së sotme Lazio-Parma: Andi Lila.

Ai pritet që ta startojë nga minuta e parë në "Olimpico", për të sfiduar ekipin e shokëve të tij shqiptarë.

Kapiteni i Kombëtares kuqezi vijon që të ketë një dëmtim në gju, ndërkohë që Berisha është në hijen e Marchettit.

Gardiani italian është i preferuari i Stefano Piolit, pavarësisht formës së mirë të shfaqur nga Berisha në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, apo ndeshjen në kampionat ndaj Empolit. /albeu.com/


Shtuar më 29/04/2015, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori