Angli-Brazil, Cesar dhe Luiz argëtohen para sfidës (FOTO-LAJM)
Kur të gjithë janbë në pritje të supersfidës së nesërme miqësore Angli-Brazil, e cila do të luhet në stadiumin mitik "Wembley" në Londër, dy brazilianët e Premier League: Julio Cesar (QPR) dhe David Luiz (Chelsea) duket se nuk e vrasin shumë mëndjen.

Tipikë brazilianë, të dhënë pas aventurave dhe qejfit, Cesar dhe Luiz janë argëtuar me njëri-tjetrin në një takim me disa gazetarë anglezë dhe pas një gare me makina në video-game triumfues ka dalë mbrojtësi i Chelsea.

Por futbollistët nuk kanë harruar të flasin edhe për ndeshjen: "Për ne derbi është ndeshja me Argjentinën por është e mrekullueshme të luash me Anglinë në Wembley", u shpreh David Luiz. /albeu.com/
David Luiz dhe Julio Cesar

Shtuar më 05/02/2013, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori