Angli, kujdes nga "Xhuxhi Magjik" dhe "Ajshtajni i Ri" (FOTO LAJM)

Xherdan Shaqiri "Xhuxhi Magjik": Mesfushor i avancuar, Bayern Munchen, 22 vjeç
Pëlqej
Tabloidi britnik "Daily Mail", ka bërë një shkrim tejet interesant rreth ndeshjes së nesërme Zvicër-Angli, e vlefshme për Eleminatoret e "France 2016". Pjesë e këtij shkrimi që i kushtohet yjeve të kombëtares zvicerane, janë shqiptarët Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Granit Xhaka.

"Daily Mail" kërkon seriozitet nga kombëtarja e "Tre Luanëve" në ndeshjen ndaj helvetëve, pasi kjo kombëtare e tregoi në "Brazil 2014" se çfarë është në gjendje të bëjë.

"Njihet si Messi Alpin ose Xhuxhi Magjik dhe është arkitekti i një ekipi të ri që është ndërtuar. Nuk është shumë i gjatë, por edhe pse i mungon gjatësia, ai ka një fizik të jashtëzakonshëm me kofshët e tij të fryra. Ai për cilësitë e tij na dëshmoi në vitin 2011, kur shënoi dy gola për Baselin ndaj Manchester United, e të freskëta i kemi edhe paraqitjet e tij në botërorin e Brazilit, në veçanti tripletën ndaj Hondurasit", shkruan tabloidi për Xherdan Shaqirin.

Më pas vazhdohet me Admir Mehmedin, për të cilin shkruajnë se Sunderland dhe Liverpool në vitin 2011 kërkonin shërbimet e tij, e për të vazhduar me Granit Xhakën, apo siç e quajnë "Ajnshtajni i ri".

"Daily Mail" e përshkruan Xhakën si një person që e do shkencën, dhe në mesin e kolegëve të tij, ai njihet si "Ajnshtajni i ri". /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori